Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.
Në një postim në “X”, Osmani ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian.
Osmani ka shtuar se mezi pret që të punojë me Silanovskan “për të arritur këtë qëllim të përbashkët”.
Urime për Gordana Silanovska-Davkova për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, dhe që u bë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për ta arritur këtë qëllim të përbashkët dhe t’i thellojmë marrëdhëniet mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut”.