Nje zyrtar policor në Gjakovë, po dyshohet se është përfshirë në një rast të ngacmimit. IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.
Polici i arrestuar është Art Dafota dhe tash është ndaluar për 48 orë.
Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, siç mëson Gazeta Sinjali, vetëm 13 vjeçe.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.