Real Madridi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Borussia Dortmundin në Wembley të Londrës.
Los Blasncos eliminuan Bavarezët me rezultat të përgjithshëm 4-3, ndërsa Santiago Bernabeu shpërthente nga festa e tifozëve madrilenë.
Në Spanjë, klasikja evropiane filloi furishëm, me dy skuadrat që patën shanse të arta shënimi.
Davies heshti tifozët e madrilenëve, kur lëshoi një goditje të fuqishme, për të mposhtur Luninin.
Los Blancos menduan se i barazuan shifrat në minutën e 73-të, mirëpo pas rishikimit në VAR u mësua se Nacho Fernandez kishte shkaktuar faull në sulm dhe goli u anulua.
Real Madridi u mundua deri në fund që të barazonte rezultatin dhe këtë e arriti në minutën e 88-të me anë të Joselut për rezultatin e përgjithshëm në 3-3 dhe për të bërë ndeshjen edhe më dramatike.
Joselu ishte sërish në skenë, kur përmbysi shifrat në 2-1 (4-3 rezultati i përgjithshëm), për ta dërguar Real Madridin në finalen që luhet më 1 qershor në Wembley.