Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar ëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit ishin pasagjerë të autobusit.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus). Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet tutje në konfirmim.