Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Gjatë këtij takimi, u diskutua bashkëpunimi i Kosovës me BE-në në fushën e sundimit të ligjit.
Szunyog, tha se kjo është një fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Theksoi nevojën që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma, veçanërisht në dritën e përgatitjes së Raportit të ardhshëm Vjetor”, ka shkruar ai në X.