Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, George W. Bush, të cilin e quajti si lajmëtar të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani tha se Bushi ishte avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës.

“‘Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Osmani po merr pjesë në Samitin ShBA-Afrikë, i cili po mbahet në Texas.