Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është marrë pëlqimi përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së për restaurimin e Teatrit Kombëtar.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Facebook.
Ai thekson se Kosova po bëhet me Teatër të ri dhe se për këtë kanë punuar me gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës si dhe me profesionistë të fushës.