Një person në Prishtinë e ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë gjatë kohës sa ai ishte duke e drejtuar motoçikletën është ndalur nga policia e ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve, teksa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 07.05.2024-14:40. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I njëjti duke mos i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Express/