Skuadra e Borussia Dortmund ka arritur për herë të tretë në histori të klubit të sigurojë finale e madhe të Champions League.
Dortmund mposhti gjigantët francez, Paris Saint-Germain, me rezultat 2:0 llogaritur nga të dyja ndeshjet gjysmëfinale të zhvilluara.
Dortmund shënoi fitore me rezultat minimal 1:0, në të dyja ndeshjet e zhvilluara.
Mats Hummels shënoi golin e fitore për ‘verdhezijnët’ sot, duke realizuar një gol të bukur me kokë në minutën e 50-të të ndeshjes.
Në finalen e madhe Dortmundi do të përballet me fituesin e takimit mes Real Madridit e Bayernit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet nesër në Santiago Bernabeu.
Kjo do të jetë hera e tretë që skuadra gjermane do të paraqitet në finale të Champions League. Ata kanë një trofe të fituar, teksa synojnë edhe trofeun e dytë në histori të klubit.