Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se sot Kosova nuk ishte pjesë e diskutimit në takimin e zëvendësministrave, të cilët po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave, të Këshillit të Evropës.
Sipas Musliu-Shoshit, është “fatkeqësi që kemi një kryeministër që çdo vendim e veprim e ka në peshoren e kalkulimit elektoral, pavarësisht interesit të Kosovës”.
“Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!” shkroi Musliu-Shoshi.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Kosova, sot NUK arriti që të jetë temë në takimin e zëvendësministrave që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj! Kjo mbledhje do të vazhdoj edhe ditën e martë (14 maj), e në ditët në vijim procesi vështirësohet dhe mundësitë shterojnë. Sidoqoftë, EDHE NJË SHANCË për Kosovën
POR….
FATKEQËSI është që kemi një Kryeministër që çdo vendim e veprim e ka në peshoren e kalkulimit ELEKTORAL, pavarësisht interesit të Kosovës.
Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!