Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se ka dëgjuar se në Burgun e Dubravës, të burgosurve po u duhet të presin deri në 10 ditë për t’u pastruar, raporton Express.
Këtë deklaratë, ai e dha në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ku deputetët biseduan për një seri vizitash që do t’i bëjnë nëpër disa agjenci dhe institucione në Kosovë, që bien në fushëveprim të këtij Komisioni.
“Por mendoj që është shumë mirë me shku me i pa nga afër, qysh kemi shku në Danimarkë dhe kemi hy edhe në dhoma të burgosurve, me i pa kushtet fizike edhe mundemi me folë me najkan vetëm për ushqim e kështu. Se dëgjova që për shembull në burgun e Dubravës ka me 10 ditë ndoshta që nuk munden me e shfrytëzu banjon për pastrim, deri aty ka shku. Ose dikush ka privilegje që mundet çdo ditë, po pjesa tjetër 10 ditë duhet me pritë”, tha Selmanaj.