Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në rrugën malore nga fshati Ranillug në drejtim të fshatit Konçul, raporton Express.
Sipas Policisë, kamerat dyshohet se janë vendosur nga persona të dyshuar që merren me kontrabandë të mallrave, raporton Express.
Në të njëjtin vend, Policia ka ndaluar një automjet me targa serbe me drejtues J. S., 30 vjeçar, me dy shtetësi (të Serbisë dhe Republikës së Kosovës). I njëjti dyshohet se aty ka shkuar për t’u kujdesur për kamerën që veç e kishin marrë më herët njësitet policore.
“I dyshuari, recidivist i veprës “Kontrabanda me mallra”, është shoqëruar në polici, ndërsa nga verifikimi i automjetit është vërtetuar se i njëjti nuk ka asnjë hyrje-dalje përmes Pikave të Kalimit Kufitar, andaj dyshohet se i njëjti, këtë automjet e kishte përdorur vetëm për kontrabandë të mallrave përmes rrugëve ilegale.