Shtime: Vajza e bën për spital babanë e saj, përfundon në pranga të Policisë

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Shtime, ku një vajzë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.

Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija e ka sulmuar fizikisht, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

Si pasojë e dhunës, ai ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor në spital, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe ndaj saj është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.