Pas shumë kërkimesh është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arrazi, Arditi, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për trupin e nënës.
Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Trupi është gjetur në anën e malit, në afërsi të fshatit Zues, disa kilometra larg trupit të vajzës që u gjet dje në Dajlan.
Dy ditë më parë është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, Erigea, ndërsa dje u gjet trupi i vajzës tjetër, Gresi.
Së bashku me nënën, Alma Arrazi, ata dyshohet se janë vetëmbytur pas dhunës nga bashkëshorti i Almës dhe babai i tyre, Ergys Arrazi.
Ky i fundit është vënë në pranga, i akuzuar si shkaktar për vetëvrasjen e tyre.
Po ashtu forca të shumta, RENEA, FNSH, por edhe ushtria, po vijojnë kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit për gjetjen e trupit të nënës.