Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6 maj 1997.
Ai rrëfeu në T7 se Ramush Haradinaj fillimisht kishte menduar se vëllai i tij “po bënte shaka” dhe se “thjesht ishte plagosur”.
“Ne ndoshta kemi qenë më të thyer sesa Ramushi”, thotë Selim Krasniqi.
“Ka qenë me të vërtetë e rëndë”, kujton ai.
“Ramushi e ka pasë edhe hallin e Rafetit (Ramës)”, tha Krasniqi, duke treguar se ai ishte plagosur në plumbat e parë.
Selim Krasniqi mban në mend disa fjalë që thotë se ua kishte thënë Luan Haradinaj.
“Pa u vra unë, asnjërit nga ju nuk do t’i ndodhë asgjë. Dhe realisht ashtu ndodhi”.