Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe ka listuar disa nga dështimet e kësaj Qeverie.
Punën e tyre për 4 vite, ajo e ka cilësuar si shumë të dobët.
“Dobët shumë dobët. 128 milionë euro më pak investime kapitale, 59 milionë euro më pak mallra dhe shërbime, 77 milionë euro më pak subvencione dhe transfere dhe 14 milionë euro MË SHUMË në paga dhe shtesa,”
“Kjo është përformanca e Qeverisë Kurti II, në tremujorin e parë të vitit te katërt të Qeverisë së “shpresës”.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.