Ka dështuar të miratohet Projektligji për deklarimin e pasurisë.
Kjo pasi që në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë, shkruan lajmi.net.
I njëjti ligj parasheh që edhe profesorët mirëpo edhe doktorët të deklarojnë pasurinë.
Ishte pikërisht kjo pikë që shkaktoi përplasje mes pozitës dhe opoztës në Kuvend.
Kjo e fundit kërkoi me ngulm që këto dy kategori të hiqen nga obligimi për ta deklaruar pasurinë.
Sidoqoftë, kjo u kundërshtua nga partia në pushtet, Vetëvendosje, e cila përveç që nuk e përkrahu këtë propozim, tha se opozita nuk ka dërguar as amandamente për ta mbështetur kërkesën e tyre.