Robin Krasniqi pas fitores: Mbështetja e shqiptarëve është gjithçka për mua, jeni motivi im

Ka përfunduar meçi mes Robin Krasniqit dhe Jorge Silvas.

Boksieri shqiptar ka triumfuar me vendim të gjyqtarëve.

Krasniqi e rrëzoi madje kundërshtarin në raundin e 8-të, por portugezi e vazhdoi meçin, megjithatë, Krasniqi e fitoi me pikë duelin ndaj tij.

Kjo ishte deklarata e Robinit pas ndeshjes:

“Mbështetja e shqiptarëve është gjithçka për mua. Faleminderit që jeni lutur vazhdimisht, faleminderit për mirëkuptimin nëse ndonjëherë ju kam zhgënjyer. FALEMINDERIT SHUMË. Jeni motiv për mua”.