Gazeta ka raportuar gjatë ditës për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel.
Siç mëson Sinjali viktimë e këtij rasti ishte Mirsad Ademoviq, rreth 60 vjeçar me kombësi boshnjake, që vdiq pas një sulmi në zemër.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha se mjekët e kane konstatuar vdekjen e viktimës dhe se ishte bashkë me bashkëshorten e tij nga Novi Pazari.
Rasti është cilsuar si vdekje e dyshimtë.
“Me date 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në Rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren, konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjencës te cilët kane konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është M. A. I lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia Boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër. Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë. Viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024. Në vend ngjarje kanë dal edhe Për rastin janë informuar hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe Me urdhër të prokuronit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa hapet rast “Vdekje e dyshimtë”, tha Bytyqi.