Skuadra e Ferizaj është rikthyer zyrtarisht në Superligën e Kosovës për sezonin e ri 2024/25.
Ferizaj mposhti skuadrën e Flamurtarit në Prishtinë për ta siguruar kthimin në Superligë.
“Tifozë të klubit, ne ju premtuam që do të rikthehemi menjëherë aty ku e kemi vendin, në Superligën e Kosovës. Misioni ynë u përmbyll me sukses.
“Urime lojtarëve për angazhimin, stafit për punën e palodhshme e mbi të gjitha sportdashës e tifozëri UJQI që na përkrahët.
“Pritna Superligë, kësaj here si aktorë, e jo vetëm spektatorë”, shkruhet në reagimin e fundit të klubit, Ferizaj
Kujtojmë që skuadra e Ferizajt ishte në Ligën e Parë të Grupit B, dhe pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 60 pikëve.