Rënie alarmante e lirisë së medias në Kosovë, kërkohet të ndalen sulmet e pushtetit ndaj gazetarëve

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit Kosova ka marrë një lajm të keq. Publikimi i Indeksit të Reporterëve pa Kufij ka treguar për një rënie të madhe të lirisë së mediave në Kosovës.

Në raport Kosova është renditur 19 vende më poshtë se vitin e kaluar. Ky vlerësim po konsiderohet si me negative që ka marrë Kosova ndonjëherë në fushën e lirisë se mediave.

Arsyet kryesore për këtë rënie raporti ka përmendur presionet e Qeverisë Kurti ndaj gazetarëve, tentimin e Qeverisë për të mbyllur Klan Kosovën dhe ndikimet e ekzekutivit në pavarësinë e RTK-së.

Gjetjet e raportit në fjalë kanë nxitur reagime të shumta në vend.

Opozita, shoqëria civile dhe kori diplomatik janë shprehur të shqetësuar me qasjen e Qeverisë ndaj mediat.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria që të ndalën sulmet ndaj mediave.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se është vlerësimi më negativ ndonjëherë që i është bërë Kosovës.

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin dhe mbështetjen e plotë me të gjithë gazetarët në Kosovë. Gazetarët, punëtorët e mediave, historikisht kanë mirëmbajtur standarde, integritetit dhe guxim të lartë edhe në kohërat më të errëta të vendit tonë. Prandaj, zhvillimet e fundit në Kosovë, megjithëse në liri, paraqesin një pamje dhe një situatë tejet shqetësuese për median e lirë. Këtë vit, Kosova ka humbur 19 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, në raportin e përpiluar nga organizata “Reporterët Pa Kufij” – vlerësimi më negativ ndonjëherë! Presioni në rritje i Qeverisë ndaj mediave të pavarura dhe shënjestrimi i gazetarëve të vendit tonë është kërcënim në rritje për lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka vlerësuar se veprimet e pushtetit ndaj medias kërcënojmë parimet themelore të demokracisë.

Këto veprime të pushtetit janë tregues i një tendence më të madhe, më shqetësuese drejt shtypjes së medias dhe ndërhyrjes politike. Shkelje të tilla kërcënojnë parimet themelore të demokracisë dhe heshtin zërat kritikë që janë të nevojshëm për funksionimin e shëndetshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë. Gazetarët në Kosovë janë më shumë se vetëm ofrues të lajmeve; ata janë mbrojtës të së vërtetës dhe drejtësisë, shpesh duke vënë në rrezik mirëqenien e tyre. Sigurimi i një ambienti të sigurt, të dinjitetshëm dhe me kushte më të mira të punës për ta duhet të jetë prioritet”, ka shtuar Krasniqi.

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pritur me shqetësim Indeksin e Reporterëve pa Kufij, i cili tregon se Kosova ka rënë për 19 vende në këtë indeks.

Sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave! Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias. Shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që i bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias, i vërtetuar edhe nga raportet e instituicioneve kredibile ndërkombëtare. Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka vlerësuar si alarmant raportin.

Rënia e Kosovës për 19 vende më poshtë në raportin e “Reporterëve pa Kufij” është alarm për secilin njeri që jeton në Kosovë. Lufta e pushtetit ndaj medias është programore, e orkestruar për t’i dëmtuar raportimet dhe zbulimin e skandaleve korruptive të Qeverisë.”, ka shkruar Bajrami.

Ndaj raporti ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai ka thënë se duhet një ndryshim.

“Mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen, jo të kontrollohen. Në Kosova, media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal. Megjithatë, raporti i sapopublikuar nga Reporterët pa Kufij tregon një rënie alarmante me 19 vende që nga viti i kaluar. Nevojitet një ndryshim!”, ka shkruar Rohde në profilin e tij në platformën “X”.

Mediat e shqetësuar

Mediat dhe gazetarët janw shprehur te shqetësuar me gjetjet e raportit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një komunikatë, në të cilin ka shprehur shqetësimin e tyre për rënien në rënditje të Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij.

Sipas tyre, ky shënon një regres alarmant, pasi Kosova renditet 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar.

Kosova shënon regres alarmant për 19 vende në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij Publikimi i indeksit vjetor për lirinë e medies nga Reporters sans frontières / Reporters Ëithout Borders / RSF, Reporterët Pa Kufij e rendit Kosovën në vendin e 75 në botë, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56. Organizata më e madhe botërore për lirinë e medies, jep një sërë arsyesh për përkeqësimin e lirisë së medies në vendin tonë”, ka shkruar AGK-ja.

Kurse, juristja e mediave Flutura Kusari ka thënë se ky është vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës.

Renditja e ketij viti ne indeksin e RSF eshte vleresimi me negativ qe i eshte bere Kosoves ne dekaden e fundit. Cfare rezultati i turpshem. Keto jane vlersimet e RSF nder vite. 2024 – 60.19; 2023 – 68.38; 2022 – 67; 2021 – 69.68; 2020 – 70.67; 2019 – 70.32; 2018 – 70.39; 2017 – 69.55; 2016 – 69.5; 2015 – 69.37; 2014 – 70.71”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Raporti përmend kërcënimet politike te gazetarëve dhe presionin e Qeveria ndaj Mediave.

Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, KPM, po përpiqet të reformojë veten. Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar dhunës administrative nga qeveria (e Albin Kurtit), e cila gjithashtu ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK duke zgjedhur një eksponent të ngushtë të partisë në pushtet (Vetëvendosjes) si drejtor”, thuhet në raport.