Përleshjet mes të rinjve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe shpesh në të tilla raste përfshihen edhe të miturit. Herë të vetëm e herë në grupe rrahen edhe brutalisht, siç ndodhi sot në fshatin Damjan të Gjakovës.
Sinjali ka mësuar se një fëmijë 9-vjeçar është sulmuar me mjete të forta nga bashkëmoshatarët, për motive akoma të panjohura.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe është denoncuar menjëherë në Polici
Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve, ndërkohë që njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.