Aksidenti që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dyshohet se ishte i qëllimshëm dhe i parapriu një konflikt verbal në mes të dy palëve të përfshira.
Një 24-vjeçar po dyshohet se e goditi veturën ku ndodheshin dy persona, si pasojë e një mosmarrëveshje.
Siç mëson Sinjali, gjithçka kishte nisur në afërsi të një banke që ndodhet në atë pjesë, ku i dyshuari ishte takuar me viktimën, një vajzë 25-vjeçare, me të cilën kanë pasur lidhje dashurie në të kaluarën.
Në bazë të informacioneve të para, biseda mes tyre e tensionuar, çka e shtyri viktimën që të largohej prej aty, bashkë me vëllain, me të cilin ndodhej bashkë në veturë.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pasi vajza vazhdoi rrugën e saj, i dyshuari e ka ndjekur nga pas me veturën e tij dhe në një moment e ka goditur, duke tentuar që ta ndalojë.
Veturat u ndeshëm dhe për pasojë viktimat pësuan lëndime trupore, e gjithashtu i shkaktuan edhe dëme materiale.