Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz është takuar me kryediplomatin estonez, Margus Tsahkna, me të cilin kanë biseduar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gërvalla e ka falënderuar ministrin e jashtëm të Estonisë për përkrahjen e madhe që Estonia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përfshirë edhe hapin e fundit për anëtarësim në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Gërvalla me homologun e saj estonez është takuar në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE.
“Më tej Ministrja Gërvalla e falënderoi homologun e saj estonez për mbështetjen e madhe që Estonia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe tani në hapin e fundit për anëtarësim në Këshillin e Ministrave”, thuhet në komunikatën për media të MPJ./Express/