Në gjykatën e Pejës, në një zyrë të vogël, u mbajt një seancë për një çështje aspak të vogël. Doruntina Çeku, një qytetare e Pejës ka dërguar në Gjyq xhaxhain e saj, Ali Çeku. Por, publikisht në këtë që ka nisur si lëndë civile ajo e përmend edhe axhën tjetër të saj, ish-Ministrin Ethem Çeku, dhe vëllain e tyre, Gani Çeku.
“Historia fillon qysh nga vitet 90ta dhe vazhdon akoma e qe pika kulminante e kësaj historie është viti 2013 dhe padinë te cilën e kam inicuar ne Gusht te vitit 2018. Si dhe pse deri këtu e kështu do ju tregoj me vone”, pati deklaruar javë më parë ajo në një postim në Facebook.
“Ne kete histori jane te involvuar shume njerez duke filluar nga “familja e babait “ dhe duke vazhduar deri tek institucionet dhe lajthitja e organizuar dhe e orkestruar konkretisht nga : Ali Deme Çeku, Ethem Deme Çeku dhe Gani Deme Çeku. Te njejtit jane te paditur dhe lenda do te vijon ne shqyrtimin e radhes. Per me shume mediat do te ju mbajne te informuar. Ne kete lende une perfaqesoj prinderit e mi dhe poashtu motrat dhe vellezerit mi si e autorizuar. Skandali dhe historia po vazhdon…”, pati shkruar ajo.
Gazeta Insajderi ishte në këtë seancë, e cila u mbajt në një zyrë të vogël, e ku për të paditurin Ali Çeku prezantoi vetëm avokati i tij, Dukagjin Kërveshi.
Seanca ishte e gjatë. Por, pasi që ishte ndërruar së fundmi gjyqtarja e rastit, pothuajse gjithçka nisi nga fillimi. U bënë disa propozime, por nuk u vendos asgjë. Krejt kjo mbeti që të vendoset pas seancës nga ana e gjyqtarës aktual rishtazi në këtë çështje.
Por, në disa raste situata diti që edhe të tensionohet.
Se për çka e ka paditur axhën e saj Ali Çeku, se si e ka përfshirë xhaxhain tjetër, ish-Ministrin Ethem Çeku dhe vëllain e tyre Gani Çekun, pas seancës ka treguar Doruntina Çeku.