Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot shënon 24-vjetorin e themelimit. Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun përmes një njoftimi për media.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media,
Sot, më datë 2 maj 2024, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon përvjetorin e 24-të themelimit. Ditëlindjen e Familjes sonë politike do ta festojmë në po të njëjtën ditë, në Prishtinë. Me këtë rast, kemi kënaqësinë të ju ftojmë të jeni pjesë e shënimit të përvjetorit të 24-të të themelimit të AAK-së.
Ngjarja organizohet në Hotel “Venus” magjistralja Prishtinë – Lipjan, me fillim në ora 18:30.