Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi: Shanset janë të mëdha që Kosova të mbetët jashtë agjendës nga KiE

Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka thënë se nuk përmbushen kërkesat e vendeve partnere, Gjermanisë, Francës e Italisë, se duhet të bëhen hapa konkret në themelimin e Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ekziston mundësia që Kosovë mos të hyjë në rend dite në Këshillin e Ministrave të KiE-së.

Arifi, ka thënë se është edhe mundësia që çështja e Kosovës të hyjë në votim, por mos të kalojë e kjo sipas tij, do të ishte fitore e madhe për Serbinë.

“Shanset janë shumë të mëdha që nuk hynë hiq në votim dhe shtyhet për vitin tjetër apo ekziston opsioni tjetër që është më i rëndë me hy në votim edhe me dështu që do të ishte fitore shumë e madhe për Serbinë”, ka thënë Arifi në tëvë 1.

Sipas tij dështimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të krijonte perceptimin se Kosova është larguar nga agjenda evropiane.