Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në një furrë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku një punëtore humbi jetën në rrethana të dyshimta. Vdekja e viktimës u konstatua në spital, teksa tashmë Policia ka nisur hetimet.
Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se viktima që humbi jetën është Vjollca Dibrani, 42-vjeçare.
E ndjera u gjet pa shenja jete brenda hapësirave të furrës dhe më pas u dërgua me autoambulancë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku u konfirmua vdekja e saj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Veri, me ç’rast është bërë e ditur se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.