Bayern Munich dhe Real Madridi kanë barazuar 2-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët e filluan me një dominim absolut, me Los Blancos që mbroheshin në vazhdimësi.
Por, Vinicius Junior i këndelli bashkëlojtarët e tij nga një asistim maestral i Toni Kroos, për të shënuar për 1-0 në minutën e 24-të.
Pjesa e dytë nisi furishëm, me Bayernin që shënoi dy gola për katër minuta.
Në minutën e 53-të, Konrad Laimer e gjeti në mënyrë perfekte Leroy Sanen, që realizoi për 1-1.
Pas katër minutave, Bavarezët fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Harry Kane për 2-1.
Por, Los Blancos nuk u dorëzuan, kur Rodrygo fitoi penallti në minutën e 83-të, ndërsa Vinicius i barazoi shifrat në 2-2.
Ky rezultat nënkupton se Real Madridi merr rezultat pozitiv në Gjermani, ndërsa në Spanjë i pret një udhëtim i vështirë gjermanët