24-vjeçari gjobitet me 800 euro, në zonën 50 km/h voziti veturën BMW 127 km/h

Policia në Ferizaj ka gjobitur një 24-vjeçar me 800 euro gjobë, e poashtu edhe i ka vendosur masë mbrojtëse, pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50km/h, ai po drejtonte veturën e tij të tipit BMW me 127 km/h.

Njoftimi:

Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që tejkaloi shpejtësinë

Ferizaj, 30/04/2024

Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin E.M, mashkull, shtetas i Francës, i moshës 24 vjeçar, i cili po drejtonte veturën BMW me targa vendore, duke zhvilluar shpejtësi 127 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej tetëqind (800) euro, ku veç gjobës për kundërvajtje shtetasit të huaj i shqiptohet me gjobë edhe masa mbrojtëse, ashtu siç parashihet me ligjin e ri.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, që të mos drejtojnë automjetet mbi shpejtësisë e lejuar.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.