Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sot janë bërë prindër për herë të parë.
Moderatorja Tito solli në jetë vajzën të cilën çifti e pagëzuan me emrin Luna Mari Ejlli.
Në një video të publikuar në Instagram, Luizi ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij për urimet e shumta që i kanë bërë.
Poashtu ai tha se ka kujtuar se lumturia më e madhe e tij në jetë ka qenë kur Kiara i kishte thënë po, por tani me lindjen e vajzës ai thotë se nuk është më ashtu.
“E kam kuptuar që lumturia ishte në pikun e saj kur më ka thënë Kiara PO, por lumturia më e madhe qenka kjo tjetra”, thotë Luizi në videon e publikuar.