Gazetari Vullnet Krasniqi e ka lënë punën në portalin e Berat Buzhalës, Nacionale.
Kjo u bë e ditur nga ai vet përmes një postimi në Facebook.
“Prej sot nuk jam më në Nacionale Videos
Të dashur se dicka so në rregull me facebook-un spo ma qet postimin e mahershëm. Vazhdojmë me punë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Vullnet Krasniqi njihet si kritikues për tematika të ndryshme në vend.
Ai madje është shpallur gazetari më i mirë i vitit 2023 përmes stories për mashtrimin e Visa Metric.
Ai ishte i pari që raportoi për mashtrimet që VisaMetric ka bërë me qytetarët e Kosovës.