Është arrestuar personi që dyshohet se qëlloi me thikë për vdekje 22 vjeçarin, Amir Zhegrova, të martën në fshatin Gllamink të Podujevës.
Sipas Policisë, personi i dyshuar është O.ZH 25 vjecar dhe është dorëzuar në polici.
Njoftimi i plotë:
Ndalohet për 48 orë, një person i dyshuar për vrasje të rëndë
Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorzohet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje