Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se qeveria ka qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe të tjerëve.
“Qeveri ju bëjmë apel ndryshoni qasjen e keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve tjerë në sektorin publik e privat dhe kështu do të parandaloni veprimet tjera sindikale”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.
Sot SBASHK ka bërë publike agjendën e protestës.
Agjenda ( rrjedha) e protestës së 1 majit:
Tubimi i protestuesve nga ora 10 e 30 deri në 11 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare .
Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t . Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve . Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel “Grand dhe Sheshit Zahir Pajaziti për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë.
Me të arritur ( rreth orës 12) aty kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes mikrofonit shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë. Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli . Pas tij kryetari nga sektori privat Isuf
Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson.
Në orën 12 e 30 shpallet e mbyllur protesta dhe protestuesit shpërndahen në mënyrë të qetë.