Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, për vrasjejn e Gazmend Hysenit, në maj të 2022-ës në Ferizaj, duke e dënuar me dënim unik prej 17 vjet burgim.
Aktgjykimi ndaj Januzit u shpall sot pasi iu ri kualifikua vepra penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”.
Për veprën penale “Vrasje”, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim./ Betimi per Drejtesi.