Kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, në “Pressing” të T7, “u lut” që Azdren Shala nga PSD të nisë nga sonte “të përjetojë udhëzimin e Zotit”.
“Unë e lus Zotin, me dashamirësinë më të madhe po të them, me sinqeritetin më të madh, në bazë të përvojës po ta them se unë kur kam diplomu në 2006’n në mjekësi kam fillu me praktiku fenë dhe jam bërë më gjakftohtë… Këtë dhuratë prej zotit e kam dëshirë për ty dhe krejt ata që janë të këtij vendi që ja u du të mirën.. E lus Zotin që sonte me përjetu udhëzimin e Zotit qysh e kam përjetu unë”, tha Kelmendi.
Derisa foli Kelmendi, Shala i tha që mos ta etiketoj si antifetar.
“S’jam antifetar, mos më etiketo”, tha Shala