Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje, gjë që vazhdimisht po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative. Sinjali ka mësuar se vetëm në 24 orët e fundit janë zbuluar disa raste të tilla. Një në Podujevë, e një tjetër në Gjakovë.
Fillimisht, në Podujevë është kryer bastisje në një shtëpi, lidhur me një rast të mëhershëm. Në shtëpinë e të dyshuarit D.H., në fshatin Obranqë, është gjetur një armë dhe mbi 60 fishekë, që janë sekuestruar nga Policia për rastin e 4 shtatorit, kur dyhsohe se pati të shtëna em armë athe.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur ën rrugën “Yjet e Erenikut” në Gjakovë. Ngjarja dyshohet se ndodhi në orët e mesnatës, ku gjatë një përleshje u ekspozua një armë prej njërit nga të dyshuarit, i cili e nxori nga brezi, por që të dyshuarit e tjerë arritën t’ia kapnin dhe të mos e lejonin të gjuajnë. Arma është dorëzuar në Polici, teksa ndaj të dyshuarit është iniciuar rast.
Kujtojmë se një numër i madh i të rinjve posedojnë armë të ndryshme dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e tyre.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“