Endrit Jerliu vijon të jetë një nga emrat më të shquar të boksit kosovar.
Anëtari i KB Dritës, që garon në 71 kilogram muajin e kaluar u shpall edhe kampion i evropianit për të rinj, kampionat i mbajtur ky në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”, përcjell 07 Press.
Jerliu ka rënë në sy edhe të menaxherëve ndërkombëtarë të boksit, kurse trajnerët çmojnë lart potencialin e tij.
Hiç më i dobët s’është as Donat Syla, bashkëgaruesi i tij te klubi bardhekaltër, por në një tjetër kategori.