Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim.
IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave parashihet mot me diell dhe me reshje shiu.
Njoftimi i plotë:
E hënë-Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
E martë-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. i vranët .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
E mërkurë-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperendimi.
E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh..Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
E premte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojndo të jen relativisht të mira dhe stabile.