Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës.
Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, ka konformuar se si pasojë e aksidentit dy persona kanë vdekur.
Ai bëri të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, thotë ai.