Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën sot në liturgjinë e manastirit të Zllaticës në Podgoricë.
Mediat serbe raportojnë se ai ka thënë se Kosova është “vatër e vjetër serbe që nuk do ta lëmë”.
Në liturgji raportohet se morën pjesë edhe disa fëmijë serbë nga Kosova.
“Fëmijët nga Kosova e kryqëzuar, por e shenjtë janë me ne dhe gjithmonë na sjellin gëzim. Kosova është vatra jonë e vjetër serbe, të cilën nuk e harrojmë dhe nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta lëmë”, citohet të ketë thënë Joanikije.