Dy persona janë arrestuar dje, pasi kanë sulmuar dy polic teksa ata po intervenonin për t’i vënë nën kontroll, pas një raportimi se disa persona po përleshen mes vete.
Njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit kishin qenë nën ndikimin e alkoolit, ku janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
‘’ Prishtinë 27.04.2024-01:25. Është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policor gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.’’ Thuhet në raportin e Policisë. /IndeksOnline/