Kryeministri Albin Kurti ka treguar javën e kaluat për pakon e re ekonomike, me të cilën do të ndihmohen kategoritë e ndryshme.
Pensionistët do të mbështeten me 100 euro shtesë, zyrtarët publik do të marrin shtesë prej 50 eurove duke filluar nga muaji shtator, kurse punëtorët në ndërmarrje publike do të marrin shumën prej 100 eurove.
100 euro janë planifikuar edhe për studentët, të cilët planifikohet t’i marrin në muajin nëntor.
Për punëtorët e sektorit privat, Qeveria nuk ka parashikuar shtesa, por kanë thënë se nëse punëdhënësi rrit pagat për punëtorët, gjysma e vlerës së rritur do të subvencionohet, deri në 100 euro, për 3 muaj.