Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit.
Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës ka bërë të ditur se çifti, i cili ka qenë shumë i komentuar në media, tashmë ka marrë rrugë të ndara.
Blero dhe ish-e dashura e tij u bënë qendra e vëmendjes së shtypit rozë veçanërisht pas largimit të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 2”. Ata u panë bashkë në një ngjarje pas-finale të spektaklit, duke ngjallur më shumë kureshtjen rreth marrëdhënies së tyre.
Vetë Blero është një figurë e njohur në skenën muzikore shqiptare dhe ka qenë pjesë e disa ndarjeve publike në të kaluarën.
Ai më parë ka qenë i martuar me aktoren e njohur Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. Pas kësaj, ai ishte në një lidhje me modelen Afrona Dika, me të cilën gjithashtu martesa nuk i zgjati shumë.