Nëntoger – Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger.
Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se Ranger School është kursi më i vështirë i ushtrisë dhe edukimi kryesore i lidershipit dhe taktikave të njësive të vogla.
“Kursi Ranger është një përgatitje shumë sfiduese mendore dhe fizike që zhvillon aftësi funksionale të lidhura drejtpërdrejt me njësitë, misioni i të cilave është të angazhojnë armikun në luftime të ngushta dhe betejë të drejtpërdrejtë. Për 62 ditë, pjesëmarrêsit në Ranger stërviten deri në rraskapitje, duke shtyrë kufijtë e mendjes dhe trupit të tyre. Kursi përfshin tre faza (Darby, Mountain dhe Sëamp) të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit zvarritje, ecje, vrapim”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se në fazën Darby, studentët trajnohen për operacionet e skuadrës dhe përqendrohen në misionet e pritës, operacionet e bazës së patrullimit dhe planifikimin, para se të kalojnë në operacionet e togave”.
“Në fazën malore, ata zhvillojnë aftësitë e tyre në nivel togu për të përmirësuar dhe përfunduar stërvitjen e tyre në fazën e Kënetës. Dhe pas këtyre fazave, pjesëmarrêsit Ranger janë të aftë në udhëheqjen e operacioneve luftarake të skuadrës dhe togës në të gjitha klimat dhe terrenet. Rangers janë ushtarak më të trajnuar, më të aftë, dhe të përgatitur për të shërbyer dhe udhëhequr ushtarët në pozicionin e tyre të ardhshëm të detyrës”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po mbështesin FSK-në, në ngritjen e kapacitetve profesionale ushtarake në të gjitha fushat e zhvillimit, FSK do të jetë gjithherë partnere e besueshme dhe do të ofroi kapacitetet e saj në të mirë të paqes dhe sigurisë në botë.