Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka dërguar marrjen e meritave në një nivel tjetër.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga sot njoftoi se falë bashkëpunimit të fondacionit të saj dhe Fondacionit Filantropik Alwaleed në Kosovë arriti një skaner për diagnostifikim që kap vlerën mbi një milion euro.
Nacionale pak më herët raportoi se si fillimisht, presidentja aktuale, Vjosa Osmani postoi fotot duke prerë shiritin, por s’e falenderoi fare Jahjagën.
Pak më ndryshe prej Osmanit, ministri Arben Vitia ia ka lënë meritat krejtësisht kësaj të parës.
Në një postim të ministrisë së Shëndetësisë, shkruhet si vijon:
“Ministri, po ashtu shprehu falënderim për rolin e Presidentes së Kosovës në sigurimin e këtij donacioni të vlefshëm për shëndetësinë”.