Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti nuk po besohet më nga presidentët amerikan dhe francez, Jode Biden dhe Emmanuel Macron.
Shkaku i këtij mosbesimi, Canaj thotë se ndërkombëtarët po kërkojnë veprime konkrete nga Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pastaj të vazhdohet me Këshillin e Evropës. Më tej Canaj shton se nëse Kurti është burrështetas, ai do të themelojë Asociacionin, pasi burrështetasit marrin vendime të rënda.
Kryeministrit, Albin Kurti, “nuk i besojnë më” as presidenti amerikan, Jode Biden e as ai francez, Emmanuel Macron, ka pohuar ish-diplomati, Blerim Canaj.
Sipas tij, ndërkombëtarët po kërkojnë Kurtit “lëvizje konktrete” në drejtim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pastaj të vazhdohet me Këshillin e Evropës.
‘Natyrisht që është kështu (se duhen veprime drejt themelimit të Asociacionit), së paku kështu po thonë francezët, gjermanët e amerikanët. Që duhet një indice konkrete në drejtim të themelimit të Asociacionit. Që pastaj të vazhdohet më Këshillin e Evropës. Pse ndodhë kjo dhe pse nuk i besohet më Albin Kurtit.
Që ai kur premton dhe garanton diçka pa e parë zezën mbi të bardhën, ata nuk i besojnë më, se Kurtit nuk i beson më askush… nuk po i beson Macroni, Bideni, s’po i beson askush në botë”, ka thënë Canaj në RTV Dukagjin.
Canaj ka thënë se nëse Kurti është burrështetas ai e themelon Asociacionin, pasi “burrështetasit marrin vendime të rënda” dhe sipas tij, kështu Kosova bën progres në Këshill të Evropës.
“S’dimë ndonjë kauzë të Albin Kurti e ka realizuar deri në fund. Duke u zbuar në atë që dinë t’i thyej premtimet. Po për këtë nuk e akuzojë për shkak se nëse është burrështetas, burrështetasit marrin vendime të rënda. Edhe nëse ai merr vendime të rënda, një prej tyre është Asociacioni.
Mos të harrojmë një fakt që në shesh të Prishtinës i kemi dy përmendore të dy të rinjve që janë vra për kauza që në fund dolën të rrejshme. Ai duhet të kalojë vetveten dhe bazuar në këtë dhe pasi ta mat ndikim e asaj në votë, mund edhe ta bëj. Nëse e bën ne ecim përpara në Këshill të Evropës nëse nuk e bën ne stopojmë”, ka thënë ndër të tjera Canaj.