Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e tete vendeve dhe 29 ushtarëve ndërkombëtarë në këtë garë tregon për nivelin e bashkëpunimit që Forca e Sigurisë së Kosovës ka me vendet partnere.
“Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit në këtë garë dëshmon shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm”, ka shkruar Maqedonci.
Fitues i kësaj gare ka dalë ushtari I FSK-së, Sead Veseli, që është pjesëtar i Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë.
Jashari ia bën të qartë Grupit të Kontaktit: FSK e gatshme t’i dalë në mbrojtje Ukrainës