Gashi e mbron Kurtin: Këta të regjimit të vjetër kanë qenë hajna të shfrenuar

Shkëlzen Gashi, analist në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar raportin e Freedom House, i cili u diskutua gjerësisht për shkak se konkludoi se ka korrupsion serioz qeveritar.

Megjithatë, Gashi, në një përpjekje për ta mbrojtur Qeverinë Kurti, është kthyer në vitin 2019, duke i akuzuar pushtetin e atërhershëm për korrupsion të shfrenuar.

Tutje, për korrupsionin e evidentuar në vitin 2023, Gashi ia ka lënë fajin prapë opozitës.

“Raporti i Freedom House i vitit 2019 po thotë se institucionet e Kosovës mbeten të dobëta dhe KORRUPSIONI I SHFRENUAR ka shkaktuar mosbesim të thellë publik në qeveri.

Pra, ju të regjimit të vjetër, keni qenë qenë HAJNA TË SHFRENUAR. Dmth, nuk keni pasë frena.

Tash, Raporti i Freedom House i vitit 2024 po thotë se SHUMË INSTITUCIONE janë dëmtuar nga KORRUPSIONI I RRËNJOSUR (pra, që e keni rrënjosë ju të regjimit të vjetër).

Tutje, Raporti i Freedom House i vitit 2024 shton se: MEGJITHATË KA SHENJA SE NJË BREZ I RI POLITIKANËSH PO LËVIZIN PËR T’U PËRBALLUR ME PRAKTIKAT E KORRUPTUARA.

Kështu që, o të shfrenuar, mos u mundoni ta krijoni narracionin që të gjitha qeveritë e Kosovës janë të korruptuara njëjtë, se edhe s’ju dhezë” – ka shkruar Gashi.