Dimal Basha, deputet i VV-së, ka kritikuar sërish opozitën kosovare.
Kësaj radhe, Basha foli për çështjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke shkruar se opozita ka bllokuar këto marrëveshje në vlerë prej 390 milionë euro.
Duke e shpërndarë statusin e Hekuran Murati, ministër i Financave, Basha ka shtruar një pyetje retorike.
“Si me u anku në BE- në kur vet opozita i ka blloku Kosovës projekte prej 390 milion euro!
Na lodhin duke na fol për ndërkombëtarë, kurse paturpësisht ikin nga seanca dhe nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare!
Edhe po pyetni pse 51%?” – ka shkruar ai.